Mbyllen dy kopshte fëmijësh në Vlorë, 5 edukatore të infektuara

exit.al 2 Nëntor 2020, 11:37

Dy kopshte fëmijësh janë mbyllur të hënën në Vlorë, për shkak të infektimit të stafeve me Covid-19.

Në kopshtin nr.10 në Vlorë një edukatore është infektuar. Instituti i Shëndetit Publik ka nisur testimin e pjesës tjetër të stafit të kopshtit.

Ndërsa në Orikum, kopshti u mbyll pasi katër nga pesë edukatoret, rezultuan të infektuara me Covid-19.

Të gjitha edukatoret janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Shpërndaje te miqtë