Rama: 95% e shërbimeve të shtetit do i ofrojmë online

exit.al 2 Nëntor 2020, 12:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 95 për qind e shërbimeve të zyrave të shtetit do të ofrohen online për qytetarët dhe bizneset. Duke folur në Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar të hënën në Tiranë, Rama përmendi portalin e-Albania, i cili ofron 700 shërbime online nga të cilat përfitojnë 1.35 milionë qytetarët:

“Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intesitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë, çdo qytetar mund t'i përfitojë këto shërbime pa shumë kohë dhe pa shumë para.”

Rama foli dhe për objektivat e mini-Shengenit të Ballkanit në lidhje me digjitalizimin:

“Finalizimi i procesit për të hequr tarifat Roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë dhe diçka që duhet të punojmë fort.”

Shpërndaje te miqtë