“Sapo morëm vlerësimin nga ekspertët që nuk ka dëmtime strukturore të spitalit dhe puna do të vijojë normalisht, vetëm do të bëjmë një zhvendosje të hyrjes së urgjencës deri në riparimin e dëmeve”
[caption id="attachment_64162" align="alignnone" width="1920"]
Hyrja e urgjencës në Spitalin e Durrësit, dëmtuar nga tërmeti i 28 nëntorit.[/caption]
Sipas zyrës për shtyp të Ministres Manastirliu, riparimet do të kryhen menjëherë.
Spitali i Durrësit u trondit sot nga lëkundjet e forta të një tërmeti të magnitudës mbi 5 të shkallës Richter. Prej lëkundjeve ndërtesa e spitalit pësoi plasaritje dhe çarje të forta në mure.
