Pikat e dërgimit të ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti

exit.al 27 Nëntor 2019, 20:07

Exit.al ka marrë kërkesa nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërie, të cilët duan të ofrojnë ndihmë për lehtësimin e nevojave të familjeve të prekura nga tërmeti.

Exit.al u interesua pranë autoriteteve shtetërore dhe ndan me ju informacionin e mëposhtëm:

Ndihmat që nevojiten më shumë

Të gjitha llojet e furnizimeve për jetën e përditshme si ushqime, rroba, batanije, elektrike dore. Veçanërisht nevojiten produkte higjenike për fëmijë dhe gra. Si dhe ushqime për fëmijë të mitur.

Pikat e grumbullimit të ndihmave

Qendra shtetërore e Pritjes dhe të Administrimit të Ndihmave.

Numër kontakti :+35542233554 dhe +35542226601.

Kanali shtetëror e-albania/dhuro ku mund të kryhen dhurime financiare, rroba, ushqime.

Sheshi përpara Teatri Kombëtar në Tiranë, i ngritur nga 'Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit'.

Në Kosovë, Lëvizja 'Vetevendosje' ka organizuar tri pika grumbullimi, në zyrat e tyre në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.

Ndërkohë mund të kontaktoni edhe në faqen në internet termeti.com.