Numri i viktimave shkon në 36

exit.al 27 Nëntor 2019, 23:40

Nga rrënojat e shtëpisë së shembur në zonën e Kënetës, u nxorr mbrëmjen e së mërkurës Griselda Lala, 22 vjeç. Numri i viktimave tashmë ka arritur në 36.

Ekipet e kërkimit vazhdojnë punën për të nxjerrë edhe 5 persona të tjerë nga rrënojat në Durrës.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet në Thumanë, ku ka ende disa personave të humbur në rrënoja.