“Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian.
Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje.”
Soreca përshëndeti dhe studentët e shkollës së Integrimit Europian. “Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian,” u shpreh Soreca. Shpërndaje te miqtë
