Sllovaki, testimi masiv përgjysmon numrin e të infektuarve me Covid-19

exit.al 9 Nëntor 2020, 17:40

Skema e testimit dhe karantinës e zbatuar në Sllovaki gjatë dy fundjavave të fundit, ka ulur përqindjen e infeksionit me më shumë se gjysmën, deklaroi të hënën Kryeministri Igor Matovic.

Vendi me popullsi 5.5 milion testoi 3.6 milion njerëz, duke përjashtuar fëmijët e vegjël dhe disa qytetarë të moshuar, gjatë fundjavës së parë në nëntorit.

Fundjavën e kaluar u testuan më pak se 2 milion qytetarë vetëm në zonat më të prekura.

"Ne po shkojmë drejt një dimri të vështirë, ”tha Matoviç. "Ne kemi një mjet jashtëzakonisht të efektshëm, testimin që ul infektimin e qytetarëve me 58%."

Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria vendosi karantinë, përfshirë ndalimin e udhëtimeve për në punë, për ata që nuk pranonin të testoheshin.

Njerëzit duhet të mbanin me vete gjatë lëvizjes çertifkatën se janë testuar dhe kanë dalë negativ.

Shpërndaje te miqtë