Sindikata: Futbollistët të tregojnë nëse kanë probleme me pagat

exit.al 17 Qershor 2020, 14:25

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë i ka kërkuar çdo futbollisti të deklarojë nëse nuk ka marrë pagë gjatë krizës së pandemisë, ose nëse ka ende probleme me pagat.

Kjo nisëm mbeshtetet nga Sindikata Botërore e Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO), për të pasqyruar gjendjen e futbollistëve shqiptarë pas pandemisë. Gjithashtu, Sindikata i ka bërë thirrj futbollistëve të bëjnë kujdes në firmosjen e kontratës.

Prej fillimit të pandemisë, FIFPRO po ndihmon futbollistët në të gjithë botën.

Shpërndaje te miqtë