5 deputetë i paraqesin Ruçit kërkesën për ndryshim sistemi

exit.al 17 Qershor 2020, 13:56

5 deputetë të opozitës parlamentare i paraqitën kryetari të Kuvendit Gramoz Ruçi të përfshijë në reformën zgjedhore  kërkesat e tyre për ndryshim sistemi.

Deputetët, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski, Zef Shtjefni kërkuan shqyrtimin nga Komisioni parlamentar i Reformës Zgjedhore, kërkesat për sistem proporcional kombëtar, lista të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, dhe ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit.

Kryetari i Kuvendit i premtoi deputetëve se këto këresa do tja paraqesi Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

Shpërndaje te miqtë