Hajdari, opozita duhet të fitojë betejën për ndryshim sistemi

exit.al 17 Qershor 2020, 14:10

Deputetja Rudina Hajdari theksoi sot në një intervistë për Report Tv se opozita parlamentare duhet të ndalojë çdo reformë që nuk përmban ndryshim sistemi dhe listat e hapura.

Hajdari u shpeh se nuk ka rëndësi se kush e drejton opozitën paralamentare, por ka rëndësi fitorja e betejës për ndryshim sistemi dhe lista të hapura.

“Ne duhet të ndalojmë çdo reformë që nuk përmban listat e hapura dhe nryshimin e sistemit zgjedhor. Postet për mua nuk kanë rëndësi. Është një gjë që për mua ka pak rëndësi, e rëndësishme është të arrijmë objektivin”, tha Hajdari.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do të marr pjesë në një tryezë ku diskutohet për tendera, çështje jashtë interesit publik:

“Unë nuk qendroj në një tryezë që nuk merret me gjëra që i përkasin interesit qytetarë.

Dje, ne u ulëm dhe folëm për tenderin e teknologjisë, që ëshët e përcaktuar në ligjet tona, dhe në direktivat e BE-së, ne nuk mund të merremi me teknikalitete. Unë nuk bëhem pjesë e një farse në atë tryezë”.

Shpërndaje te miqtë