Si u përhap Covid-19 në 24 orë: Burgu 313, vatra e re e infeksionit

exit.al 23 Prill 2020, 12:04

29 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej 4 prillit.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 20 në Tiranë, duke e çuar totalin në 276,
  • 7 në Krujë, duke e çuar totalin në 65,
  • 2 në Shkodër, duke e çuar totalin në 102.

Tirana

13 prej të infektuarve të rinj në Tiranë janë në burgun 313. Dyshohet se i infektuari i parë është një i burgosur italian.

Nuk dihet ende nëse të gjithë të infektuarit e rinj janë të burgosur, apo nëse ka dhe të infektuar mes stafit të burgut.

Një tjetër e infektuar në Tiranë është kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT.

Krujë

6 prej të infektuarve të rinj janë punonjës të dy fasonerive, ndërsa i shtati është familjar i një pacienti të mëparshëm.