Infektohet me Covid-19 kryeinfermierja e Pediatrisë në QSUT

exit.al 23 Prill 2020, 10:29

Kryeinfermierja e Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT është infektuar me Covid-19.

Sipas ABCNews, ajo mund të jetë infektuar gjatë ceremonisë së varrimit të gjyshit të saj në Burrel.

Kryeinfermierja ka vazhduar të shkojë në punë deri ditët e fundit, ndaj ka rrezik se mund t’ia ketë transmetuar virusin dhe kolegëve të saj.

Infermierët dhe mjekët kolegë me të infektuarën janë në pritje të rezulateteve të testimit.