Shpërthen një bombël oksigjeni në banesën e një të infektuari me Covid-19

exit.al 16 Nëntor 2020, 18:10

Një bombël oksigjeni ka shpërthyer në një apartament në Tiranë mbrëmjen e të dielës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e një 72 vjeçari, i cili ishte i infektuar më Covid-19.

I moshuari me iniciale M.N është dërguar menjëherë në spital ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera.

Shpërndaje te miqtë