"Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasira shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel."
Lleshaj i bëri thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Shpërndaje te miqtëLleshaj: Viti 2020 i suksesshëm në luftën ndaj trafikut të drogës
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e konsideroi vitin 2020 si vit të suksesshëm në luftën kundër trafikimit të drogës.
Në një prononcim për mediat nga Durrësi, Lleshaj deklaroi se sasia kapur gjatë këtij viti është në minimume historike.
Të sugjeruara
Përditësim 16 nëntor: 602 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19
16 Nëntor 2020, 16:49Rama: Infektimet dhe vdekjet nga Covid-19 në vend nën mesataren e rajonit
16 Nëntor 2020, 16:32Drejtuesi i OBSH pohon se vaksina nuk është e mjaftueshme për mposhtjen e Covid-19
16 Nëntor 2020, 18:55
