Lajm i mirë - Shërohet mjeku Dhimitër Kraja

exit.al 4 Prill 2020, 10:36

Mjeku Dhimitër Kraja, i cili megjithesë në pension iu bashkua mjekëve për të luftuar Covid-19 dhe u infektua, është shëruar dhe ka lënë sot spitalin Infektiv.

Ministrja Ogerta Manastirliu postoi një foto të mjekut bashkë me kolegët e tij.

Veprimi i mjekut Kraja për të lënë shtëpinë dhe për t’iu bashkuar kolegëve të Infektivit në këtë betejë me koronavirusin, preku shumë qytetarë.

Ai ka shërbyer për 48 vjet në spitalin e Infektivit.