Shërohen 3 infermierë dhe 7 pacientë me Covid-19

exit.al 4 Prill 2020, 10:25

Tre infermierë të prekur nga Covid-19 janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të mjekëve e infermierëve të shëruar në 18.

Njoftimin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dhe 7 pacientë të tjerë me Covid-19. Në total janë 99 pacientë të shëruar nga 304 të infektuar.