SHBA vendos sanksione ndaj bashkëpunëtorëve të afërt të Llukashenkos

exit.al 21 Qershor 2021, 19:13

Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanskione mbi dhjetra individë dhe entitete bjelloruse të hënën, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mungesës së demokracisë.

Departamenti i Thesarit bëri me dije se 16 individë dhe 5 entitete bjelloruse ishin vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, të cilët cilësohen si bashkëpunëtor të ngushtë të Llukashenkos.

Mes subjekteve të sanksionuara janë:

- 8 anëtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët e shpallën atë fitues të zgjedhjeve presidenciale pavarësisht parregullsive;

- Prokurori i Përgjithshëm, Andrei Ivanavich Shved;

- Zëvendës-Ministri i Brendshëm,Mikalai Karpiankou;

- kryetari i Parlamentit, Natallia Ivanauna Kachanava;

- Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës, Ivan Tsertsel;

- Dy anëtar të zyrave të Inteligjencës, Sergei Yevgenevich Zubkov dhe Mikhail Hryb 

- Sekretarja e Shtypit,  Natallia Mikalaeuna Eismant;

- Kreu i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Komitetin Ekzekutiv të Brest Oblast, Alyaksandr Vyachaslavavich Astreika.

Ndër entitetet e përcaktuara ishin: komiteti i Sigurimit të Shtetit ose KGB Bjelloruse sipas njoftimit, burgu Akrestsina, Drejtoria e Luftës ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Trupat e Minsitrisë së Brendshme dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme në Komitetin Ekzekutiv të Brest Oblast.

"Personat e përcaktuar sot kanë dëmtuar popullin e Bjellorusisë përmes aktiviteteve të tyre përreth mashtrimeve në zgjedhjt presidenciale të 9 gushtit 2020 në Bjellorusi dhe shtypjen brutale të protestuesve, gazetarëve, anëtarëve të opozitës dhe shoqërisë civile," thuhet në njoftim.

SHBA-ja i bashkohet në këtë mënyrë veprimeve të ndërrmarra nga partnerët si BE-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe kundër abuzimeve të regjimit të Llukashenkos "përfshirë devijimin e detyruar të një fluturimi tregtar të Ryanair dhe arrestimin në vijim të Pratasevich dhe Sapega".