Përditësimi, 21 qershor: 1 viktimë dhe 1 rast i ri me COVID-19

exit.al 21 Qershor 2021, 17:12

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se një 83 vjeçar nga Tepelena ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 1 542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend dhe po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë,  2 prej të cilëve në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 929 që nga fillimi i epidemisë.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive rezultojnë në Shkodër dhe Tiranë.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1542

Testime totale 777, 492

Raste pozitive 132,491

Raste të shëruara 129,929

Raste Aktive 107

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36

Tiranë 31

Durrës 11

Berat 8

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Kukës 2

Gjirokastër 1

Korçë 1

Fier 1