Dosja 339: Dënohen me burg 19 komisionerë

exit.al 21 Qershor 2021, 17:38

Gjykata e Durrësit ka vendosur dënimin me burg për 11 nga komisionerët e marr nën hetim për krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas një raportimi nga BalkanWeb, 8 të tjerë janë vendosur në ‘arrest shtëpie’ dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’.

Disa prej të pandehurve, që kanë pranuar fajin, kanë marr ulje dënimi në masën 1/3 të tij.

Ata u akuzuan se kanë lënë të votojnë persona në emër të persoanve që nuk gjendeshin në Shqipëri për zgjedhje.

Po ashtu gjykata ka vendosur edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet të gjithë ish- komisionerëve të përfshirë.

Personat e marr nën hetim, si vijon:

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508

Shpëtim Stafa- PD - Kryetar

Elidon Stafa- PS - Sekretar

Ramiz Tuda-PS

Alfred Marku-PD

Ervis Biba-PD

Emilijan Tuda-LSI

Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335

KBashkim Allushi - PS - kryetar

Jakup Bregu - PD - Sekretar

Altin Lala-PS

Kasem Lala-PS

Kujtim Uruçi-PD

Zyhra Lala-LSI

Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336

Basir Bregu -PD - Kryetar

Indrit Bici-PS - Sekretar

Agim Lala-PS

Qazim Lala-PD

Oriada Lala-LSI

Bujar Sula-PD

Mehdi Lala-PR