ShBA ndryshojnë këshillimin për udhëtimet në botë

exit.al 6 Gusht 2020, 20:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare për qytetarët amerikan.

Ata kanë kaluar në këshillim vend pas vendi, në bazë të gjendjes epidemiologjike.

"Me përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe të sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin në disa vende të tjera, departamenti do të bëjë vlerësimet sipas vendeve", njoftoi të enjten Departamenti amerikan i Shtetit.

Shpërndaje te miqtë