Presidenti Meta thirrje qeverisë për të informuar të afërmit e të infektuarve me Covid

exit.al 6 Gusht 2020, 18:38

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të informuar të afërmit e të infektuarve në lidhje me shëndetin e tyre. Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.”

Reagimi i Presidentit erdhi pas publikimit në media të disa fotove, të cilat tregojnë grumbullimin e madh të të afërmev të të infektuarve në spitalet Covid.   Shpërndaje te miqtë