196 të infektuar dhe 16 të vdekur në Kosovë

exit.al 6 Gusht 2020, 18:52

196 raste të reja të infektuar me Covid-19 dhe 16 të vdekur u regjistruan në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 300.

Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga autoritetet shëndetësore në Kosovë janë shëruar edhe 134 pacientë, dhe ka  3,908  raste aktive.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve”, shkruan në një postim në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.`

Shpërndaje te miqtë