Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokatët mbrojtës akuzojnë prokurorët për mosdorëzim dokumentash

exit.al 19 Maj 2021, 12:38

Avokatët mbrojtës të ish-derejtuesve të UÇK-së kanë deklaruar se prokurorët e çështjes nuk i kanë dhënë dokumentat e tyre. Ata i kërkuan gjykatës të urdhëroj prokurorinë të japë dokumentat e kërkuara, në seancen e 5-të, që po zhvillohet sot, 19 maj, në Hagë.

Avokatët mbrojtës kanë ngritur shqetësimin për vonesën e përkthimit të dokumentave dhe vonesës së dokumentave me arsye të vonesës administrative.

Ndërsa, Prokurorja u shpreh se provat e kërkuara nga mbrojtja do të vononte procedurat.

Të pandehurit nuk janë të pranishëm fizikisht në sallë. Gjykata Speciale ka hedhur poshtë dy herë ndryshimin e masës së arrestit për Jakup Krasniqin.