Arrestohet 3 persona për kultivim kanabisi në Fier

exit.al 19 Maj 2021, 11:44

Tre persona u arrestuan për trafik dhe kultivim kanabisi në Fier. Dy pre të arrestuarve, F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas u kapën nga policia për kultivim të fidanëve të kanabisit, në pyllin e fshatit Seman.

Ndërsa, i arrestuari G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, i cili u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip "Toyota Rav 4", fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.

*Policia sekuestroi edhe 192 fara si ato të bimëve narkotike.