Nuk ka vaksina Sinovac, 1000 persona nuk marrin dozën e dytë

exit.al 19 Maj 2021, 11:53

Një mijë persona në Pogradec dhe Korçë nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Sinovac, të parashikuar për datën 17, 18 dhe 19 maj.

Sipas mediave, dozat e vaksinëns Sinovac në Pogradec dhe Korçë prej dy ditësh kanë përfunduar.

Vaksinuesit i kanë lajëmruar personat që pritet nëj furnizim i ri me vaksina kineze në ditët e ardhshme. Ata kanë siguruar qytetarët se do të bëjnë një thirrje të dytë sapo të mbërrijnë vaksinat.

Në qytetet e tjera vazhdon vaksinimi me dozat e mbetura ët Sinovac. Qeveria ka lidhur një kontratë për furnizimin e vendit me vaksian kineze nga një kompani turke.

Në vend mbërritën të hënën mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer.