Rinis sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi

exit.al 16 Korrik 2020, 10:17

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten në Bruksel për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

Bisedimet do të ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Më herët, në 12 korrik, Hoti dhe Vuçiç janë takuar virtualisht, sërish me ndërmjetësimin e BE-së.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se qëllimi që Kosova kërkon të arrijë përmes dialogut me Serbinë është njohja e pavarësisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Temat kryesore që do të diskutohen janë njohjen reciproke mes dy vendeve, adresimin e çështjes të trupave të pagjetur, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore.

Shpërndaje te miqtë