Infektohet doktoresha e qendrës shëndetësore në Devoll, karantinohen kolegët

exit.al 16 Korrik 2020, 09:58

Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Devoll, në 24 orë t e fundit.

Mes tyre është doktoresha e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Ajo është infektuar nga një familjar i saji, pacienti i parë me Covid-19 në Devoll.

Pas rezultateve të testimit që tregonin se doktoresha është infektuar, stafi i qendrës shëndetësore është vetëkarantinuar.

Pavarësisht kësaj qendra shëndetësore nuk është mbyllur, por ofron shërbimet bazike përmes një mjeku që është dërguar aty.

Shpërndaje te miqtë