Thaçi vijon intervistimin në Hagë për të katërtën ditë radhazi

exit.al 16 Korrik 2020, 09:18

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojë të enjten intervistimin në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të katërtën ditë radhazi.

Në tre ditët e para, Thaçi ka ndenjur për më shumë se 6 orë në prokurori. Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për median.

Presidenti Thaçi u paraqit të hënën në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi aktakuzën e ngritur për të për mbi 100 krime lufte. Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi publikisht aktakuzat e dërguara në Dhomën e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, për presidentin Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë.

Shpërndaje te miqtë