Infektohet me Covid kreu i Inspektoriatit Shëndetësor

exit.al 16 Korrik 2020, 09:10

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është infektuar me Covid-19.

Mësohet se ajo është shtruar në spitalin Covid 2 në Sanatorium, ku dhe po trajtohet.

Vjolla Braho është pjesë e Komitetit të Ekspertëve për Covid-19, ngritur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kohët e fundit ajo ka qenë duke kontrolluar në terren për zbatimin e rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shpërndaje te miqtë