Rama takohet sot me Sekretarin amerikan Blinken

exit.al 13 Qershor 2021, 15:53

Kryeministri Edi Rama do të takohet të dielën Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Bruksel.

Lajmin e bëri me dije Departamenti amerikan i Shtetit, i cili njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 17:30 me orën lokale.

Blinken shoqëron presidentin amerikan Joe Biden në një tur 8-ditor në Evropë.

Ai fillimisht u ndal në Samitin e vendeve të G7-ës në Britani, ndërkohë që pritet të takojë Mbretëreshën Elisabet. Më pas ai do të marr pjesë në Samitin e NATO-s, pasuar nga ai i BE-së dhe në fund nga takimi me homologun rus, Putin.