Koronavirusi 1 viktimë dhe 7 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 13 Qershor 2021, 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një qytetar.

Ndërkohë, nga testimi i 2 117 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 7 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 103 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 894 raste.

Mbeten 434 raste aktive.