Berisha takim me Bashën në selinë e PD

exit.al 13 Qershor 2021, 14:22

Ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve për kryetarin e demokratëve.

Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha, raporton “News 24”.

Nuk ka të dhëna mbi atë se çfarë po bisedohet në këtë takim.

Berisha ka deklaruar se ai nuk e përjashton më mundësinë e kthimit në krye të PD.

Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit në PD i cili pritet të mbyllet në orën 19:00.

Lulzim Basha kandidon përballë Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit dhe Agron Shehajt.