"Më thotë që lë një hapësire tokë, unë kam thjesht një certifikatë të tokës, nuk e di sa më kap 70% të tokës apo 80%. Do biem në një marrëveshje për negocimin e çmimit. Ne i kërkuam çmimin e tregut."
Ndërkohë një fermer tjetër që ka tokën aty tha:“Nuk kam tokë për të shitur, e kam për t’u ushqyer."
Të hënën Rama deklaroi se spitali i Fierit do të jetë spital publik. Gjatë një konferencë për shtyp ai tha se shteti shqiptar nuk ja dilte dot ta ndërtonte pasi kosto ishte e lartë. Rama tha se do të shpronësohen 12 familje, të cilat do të kenë marrëveshje me shtetin. Ai tha se i ka dhënë garancitë e mjaftueshëm. Këto deklarata nxitën protesta tek pronarët e tokës ditën e hënë. Presidenti turk Erdogan premtoi gjatë vizitës së Ramës në Turqi javës së kaluar, se do të ndërtojë një spital të ri në Fier, me fonde turke. Gjatë një konference për shtyp bashkë me kryeministrin Rama, Erdogan tha se spitali do të jetë gati brenda 3 muajsh. Erdogan tha se spitali i Fierit do të pajiset nga Turqia dhe me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme. Shpërndaje te miqtë
