“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë.
Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme.
Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë.”
Kryetari i FRPD, Këlliçi u premtoi banorëve të prekur se kur PD të vijë në pushtet nuk do t'i braktisë qytetarët, por do të investojë për to.
Shpërndaje te miqtë
