“E gjithë kjo situatë bëhet e rrezikshme për shkak të paparashikueshmerisë dhe ajo që pritet që të ndodhë në ditët e ardhshme për shkak se është një zonë e vështirë.
Kjo është një situatë që pritet që të zgjasë për një periudhë 1-2 javore, duket se do të kemi një dimër të vështirë.”
Një prej problemve që Ademi ngriti është strehimi i gjësë së gjallë të familjeve të dëmtuara:“Problem është trajtimi i gjësë së gjallë dhe kjo nuk është vetëm për sot por dhe në vijim pasi do të kemi të shkatërruar shumë produkt bujqësor dhe duket që të rimerret, kjo është situata ime më e vështirë.”
Ademi tha se bashkia do t’i kërkojë ndihmë qeverisë për këtë:“Problemi thelbësor në këtë moment është furnizimi për gjënë e gjallë dhe ne do të kërkojmë ndihmë nga rezervat e shtetit pranë ministrisë së Bujqësisë.”
Shkodra është një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Deri më tani dëmet e raportuara janë vetëm në sipërfaqe toke dhe bagëti. Asnjë familje nuk është evakuuar nga banesa. Shpërndaje te miqtë
