“Strategjia e testimit lidhet me identifikimin dhe gjurmimin. Nuk testohet për të testuar. Në momentin kur ndjen simptoma të dyshimta por jo shqetësuese në pikën që të shkosh në spital, karantinohu dhe merr mendimin e mjekut të familjes.
Autoritetet në Itali nuk të bëjnë tamponin nëse nuk ke simptoma të caktuara. Asnjë shtet, në këtë valë nuk bën më atë që bënte në periudhën e mëparshme.”
Rama tha se ka vetëm një mënyrë për të gjykuar situatën: sa viktima dhe sa raste ke:“Nëse nuk je në gjendje alarmi për këto elementë, do të thotë që po bën një punë të mirë.”
Shpërndaje te miqtë
