3,4 milionë euro në 'Toyota Yaris', gjykata rrëzon akuzat për 4 nga 6 të akuzuarit

exit.al 16 Nëntor 2020, 12:38

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzat për katër prej gjashtë të akuzuarve për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit, më 24 qershor 2018.

Gjykata pushoi çështjen për Alfred Vladin, Edi Likën, Klevi Canin dhe Alban Mollaymerin.

Të vetmit ndaj të cilave gjykata ka lënë akuzat janë: Ervis Vladi që akuzohet për ‘mosdeklarim parash në kufi’ dhe Agim Çeka që akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’.

Kjo çështje i kaloi Gjykatës së Tiranës, pasi Krimet e rënda pasi prokuroria hodhi poshtë akuzat për grup të strukturuar kriminal.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Për më shumë në lidhje me këtë çështje lexo këtu.

Shpërndaje te miqtë