“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume!”.
Ai u shpreh i gatshëm të shkojë t’i takojë grevistët, por pasi ata të dalin nga greva:“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”.
Rama i tha naftëtarëve se duhet të pranojnë të dalin në asistencë, përndryshe “ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!” Shpërndaje te miqtë
