Presidenti i KE-së Michel thirrje për miratimin e testeve të shpejta të Covid-19

exit.al 28 Tetor 2020, 10:33

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u bëri thirrje të martën qeverive të BE-së që të miratojnë teste më të shpejta për koronavirusin, si pjesë e një qasjeje më të koordinuar për të luftuar pandeminë. Michel reagoi pas rritjes së numrit të infeksioneve dhe rrezikut që sistemet shëndetësore të mbingarkohen.

Drejtuesit e  qeverive të BE-së do të diskutojnë sot, 28 tetor, mbi masat e reja kundër përhapjes së pandemisë. Këto masa përfshijnë përmirësimin e gjurmimit të kontakteve dhe udhëzime uniforme për vetë-izolim dhe karantinë.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka paralajmëruar që spitalet në BE po mbushen dhe në javët e ardhshme mund të mos ketë më shtretër të lirë.

Deri më tani në Çeki, dhe në një pjesë të Belgjikës dhe Hollandës, spitalet janë të mbingarkuara duke rrezikuar kolapsin.

Shpërndaje te miqtë