Rama mohon dhunën e policisë: Është sjellë si polici europiane

exit.al 19 Maj 2020, 16:51

Kryeministri Rama e ka quajtur aksionin e policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe reagimin e saj ndaj protestuesve si “procedurë që ndodh kudo. Edhe në Europë e SHBA ajo nuk konsiderohet dhunë ndaj qytetarëve” tha ai.

Për kryeministrin as kjo foto nuk tregon asgjë.

[caption id="attachment_84785" align="alignnone" width="960"] Dhuna e ushtruar nga policia gjatë protestës së 17 majit[/caption]

Më tregoni filmimin jo foton. Kjo  foto nuk tregon asgjë, sepse mund të jetë një moment kur neutralizohet një person si në gjithë botën.” – tha Rama teksa shihte këtë foto.