Meta: Shembja e teatrit, akt cubash dhe shkombëtarizues

exit.al 19 Maj 2020, 14:05

Presidenti Ilir Meta akuzoi Ramën dhe Veliajn se me shembjen e Teatrit Kombëtar kanë kryer një akt antikushtetues edhe shkombëtarizues. Duke mbështetur reagimin e profesorit Sherif Bundo, një ndër themeluesit e PS-së, kundër shembjes së teatrit, Meta e quajti vendimin për shembjen e teatrit një akt cubash që cënon rëndë gjithë kombin shqiptar:

"Kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues!"