Ambasada Amerikane: Kim dhe Rama pajtohen që reforma zgjedhore të vazhdojë

exit.al 19 Maj 2020, 14:49

Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama kanë rënë dakord që reforma zgjedhore të miratohet me dakordësi.

"Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë", njofton Ambasada Amerikane në faqen zyrtare në Facebook.

Amabasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua sot paradite me Kryeministrin Rama.

Gjithashtu, Ambasada njofton se më vonë Ambasadorja Kim do të takohet edhe me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.