“Është e pavërtetë që listat e hapura e kthyekan kryetarin e një partie në një njeri si gjithë të tjerët. Ia heqkan të drejtën për të zgjedhur dhe listat e mbyllura e kthejnë atë në një bunker. Kjo është e pavërtete. Është përgjegjësi e lidershipit përmbajtja e listave”.
Ndërsa, ai kërkoi sërish heqjen e koalicioneve parazgjedhore duke e ilustruar kërkesën e tij me një shembull:“Është një deputet këtu që është produkti më domethënës e pse koalicionet nuk janë unitet demokratik në program. Është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vet. S’ka votuar, është i pari dhe i fundit në planet. Rasti unikal. Ka ardhur këtu me PD. Ka bërë fushatë për mua dhe mes dy kohërave ka kapur dhe ai një drejtori”.
Shpërndaje te miqtë
