“PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve?
Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik.
Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender.”
Shpërndaje te miqtë
