“Tashmë çmimet janë normale, sepse çmimet ishin të kripura. Jam shumë i lumtur që aeroporti më në fund do kthehet në kantjer investimesh të reja, që nuk janë bërë nga kinezët si pista e re, terminali i ri”.
Qeveria Rama propozoi zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite më 29 janar. Sipas relacionit të ligjit të dërguar në Kuvend, afati i koncesionit shtyhet nga 22 vite në 35 vite. Shtyrja u propozua me justifikimin e një plani për investime nga koncesionari, si zgjerim të pistës së aeroportit dhe ulje me 20 përqind të tarifave për pasagjer. Plani i investimeve sipas relacionit është rreth 99 milionë euro, shifër e përafërt me atë që deklaroi më parë kompania koncesionare. Rreth një muaj më parë, kompania Kastrati u bë koncesionari i ri i TIA-s. Sipas propozimit të ri të qeverisë, ajo do të drejtojë aeroportin “Nënë Tereza” deri në vitin 2039. Aeroporti i Rinasit u dha me koncesion në vitin 2004 me afat 20 vite. Kohëzgjatjes së kontratës iu shtuan dy vjet në vitin 2016. Në këmbim, koncesionari i atëhershëm ra dakord për lejimin e hapjes së aeroporteve të reja në vend. Zgjatja e afatit të koncesionit nuk po kryet me tender publik por me propozim të Këshillit të Ministrave dhe pret që të votohet në Kuvend. Shpërndaje te miqtëRama i lumtur për kalimin e aeroportit nga kinezët tek shqiptarët
Kryeministri Edi Rama mbrojti zgjatjen e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet. Ai gjithashtu përgëzoi blerjen e koncesionit të aeroportit dhe kalimin e tij nga një kompani kineze tek një shqiptare.
Në një bisedë me gazetarët të martën, Rama u shpreh se:
Të sugjeruara
Rama: Kisha plan me Bashën për zhbërjen e LSI-së
2 Shkurt 2021, 12:50Rama për eurodeputetin Gahler: Ushqehet nga Tirana, nuk kam përgojuar BE-në
2 Shkurt 2021, 12:3014 muaj pas tërmetit, 680 familje në çadra - Ahmetaj përmbledh Rindërtimin
2 Shkurt 2021, 12:22
Shqipëria – fabrika pa kosto e fuqisë punëtore për Europën
17 Gusht 2026, 08:03
