“Ajo që është më e rëndësishmja është që ata që punojnë me tokën duhet të organizohen. Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem.”
Ndërsa ambasadori Soreca tha se fermerët e kanë mirëpritur nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të përfituar fonde ka qenë shumë i madh:“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër.
Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij.”
