Punonjësit e fasonerisë në protestë: Nuk kanë marrë pagën e luftës

exit.al 27 Maj 2020, 10:07

Punonjësit e një fasonerie në Berat protestuan të mërkurën pasi nuk kanë marrë ende pagën e luftës.

Ata sqaruan se gjatë dy muajve të fundit nuk kanë punuar për shkak të pandemisë. Emrat e tyre rezultojnë si përfitues të pagës së luftës, por ata nuk kanë marrë ende pagën.

Punonjësit e fasonerisë sqaruan se prej dy muajsh nuk kanë marrë as pagën nga kompania dhe as pagën e luftës. Ata kërkojnë zgjidhje nga drejtoria e Tatim-Taksave pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.