Përjashtohet nga kuvendi deputeti Gjoni pasi shpërndau lëpirëse për socialistët

exit.al 27 Maj 2020, 10:25

Deputeti Ralf Gjoni është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e kuvendit pasi në seancën e fundit, ai shpërndau lëpirëse për deputetët socialistë. Në seancën e 21 majit, Gjoni akuzoi deputetët socialistë se janë servile dhe lëpirësa:

“Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi!”

Ai la në foltore disa lëpirëse për deputetët socialistë dhe u largua. Menjëherë pas fjalës së Gjonit, foli kryetari i kuvendit Ruçi, i cili tha:

“Në daç mbaj në xhep, në daç mbaj në gojë është e drejta jote. Ajo që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Koha e debatit është për arsye tjetër.”