"Ne duhet të kemi në dorë një projekt serioz me të gjitha standardet për të mos u gjendur siç u gjendëm në mandatin e parë të qeverisjes kur jo vetëm i gjetëm të gjtha rrugët të lëna rrugëve, por vazhdimi i rrugëve që i gjetëm rrugëve lidhej gjithmonë me projekte skandaloze.
Gjë që i ka kushtuar shumë kohë, dhe i ka kushtuar shumëfish publikut dhe buxhetit të shtetit, gjë që na ka detyruar t'i rikthehemi vetë projekteve."
E vetmja vepër e madhe infrastrukturore e qeverisë Rama është Rruga e Arbërit, e cila ka nisur në 2017 dhe ende nuk ka përfunduar, dhe Unaza e Madhe në Tiranë, vepër e mbuluar me skandale korrupsioni dhe ende e papërfunduar. Rrugët e tjera janë të gjitha vazhdim i rrugëve të mëdha të nisura nga Kryeministri Berisha si Bypass i Vlorës dhe Bypassi i Fierit. Shpërndaje te miqtë
