8 viktima me Covid-19 në 8 ditë

exit.al 19 Qershor 2020, 11:10

Një 69-vjeçar nga Kruja, i prekur me Covid-19 humbi jetën në spitalin Infektiv, duke e çuar në 42 numrin e viktimave me Covid-19 në vend.

Ai vuante nga leukoza acute dhe prej 10 ditësh po kurohej në terapi intensive në spitalin Infektiv.

Që prej 11 qershorit,  8 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën:

Në total shpërndarja gjeografike e viktimave nga marsi deri në 19 qershor është:

  • Qarku Tiranë – 23 viktima;
  • Qarku Durrës – 8 viktima;
  • Qarku Shkodër – 5 viktima;
  • Qarku Fier – 4 viktima;
  • Qarku Vlorë – 1 viktimë;
  • Qarku Kukës – 1 viktimë.

Shpërndaje te miqtë